Lajme

Plagoset një person në Fushë-Kosovë, i dyshuari në kërkim të Policisë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 13 November 2021

Sot është plagosur një person në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë Kosovë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 09:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ahmeti konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe se është në kërkim të policisë.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë më tutje ajo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera