Lajme

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 24 Tetor 2026

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë të Komandës, të mbajtur në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tugjman” në Kroaci, së bashku me pjesëmarrës nga 11 shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi, ka theksuar se avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e vazhdueshme të ministrisë që e drejton ai.

Sipas tij, pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare krijon mundësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere.

-Advertisement-

Maqedonci ka uruar pjesëtarët e FSK-së për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë program ndërkombëtar.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy