Pjesa e dytë e autostradës Shkup-Bllacë do të kushtojë afro 200 mln euro, puna pritet të nisë në gusht
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 06 July 2026
Ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë pritet të nisë në muajin gusht dhe të zgjasë rreth katër vjet, njoftoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, shkruan TV21.
Sipas tij, projekti financohet me një grant prej 30,8 milionë eurosh dhe një hua prej 167,6 milionë eurosh.
Segmenti i ri do të jetë 10,5 kilometra i gjatë, ndërsa së bashku me 1,5 kilometrat e ndërtuar më herët, autostrada nga nyja Stenkovec deri te kufiri do të arrijë në 12 kilometra. Trajanovski tha se trasa kalon në terren kodrinor dhe malor, ndaj projekti përfshin ndërtimin e pesë tuneleve, nëntë urave, 11 mbikalimeve, katër galerive dhe nëntë mureve mbajtëse. Ai shtoi se kontraktori dhe konsulenti tashmë janë përzgjedhur, ndërsa përzgjedhja e mbikëqyrjes pritet të përfundojë së shpejti.
“Granti është 30,8 milionë euro, ndërsa kredia (huaja) është 167,6 milionë euro. Gjatësia e kësaj autostrade është 10,5 kilometra. Më parë janë ndërtuar 1,5 kilometra, kështu që gjatësia totale nga nyja Stenkovec pranë Shkupit deri te kufiri është 12 kilometra. Këto 10,5 kilometra, që janë objekt i huasë së sotme, do të kenë në të dy drejtimet nga dy korsi me gjerësi 3,5 metra dhe një shirit anësor prej 2,5 metrash. Gjerësia totale e rrugës do të jetë 27 metra. Terreni është kodrinor dhe malor dhe është pjesë e masivit të Malit të Zi të Shkupit. Ky është një terren jashtëzakonisht i vështirë për ndërtim. Prandaj, projekti parashikon 5 tunele me dy gypa, me gjatësi totale prej rreth 5 kilometrash, 9 ura me një gjatësi prej 2,5 kilometrash, 11 mbikalime, 4 galeri për stabilizimin e pjerrësisë, secila me gjatësi 1 kilometër, si dhe 9 mure mbajtëse, të cilat gjithashtu janë për stabilizimin e pjerrësisë. Presim që ndërtimi të fillojë në gusht të këtij viti. Sipas kontratës, periudha e ndërtimit është afërsisht 4 vjet. Është zgjedhur konsulenti, është zgjedhur kontraktori, ndërsa mbikëqyrja është në fazën e vlerësimit dhe presim që të zgjidhet së shpejti”, tha Koce Trajanovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

T� tjera
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...


































