Rozë

Pitt dhe Miller shijojnë ahengun në Glastonbury

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 27 June 2017

Aktorja Sienna Miller në muajin prill kishte nisur spekulimet kur deklaroi se ka shijuar një natë romantike me Brad Pittin.

Dy muaj më vonë janë rikthyer spekulimet se dy yjet e filmave kanë shijuar së bashku një aheng privat në festivalin muzikor në Glastonbury.

Miller dhe Pitt ishin në mesin e shumë yjeve që ia mësynë festivalit më të madh të Britanisë së Madhe, por sipas The Sun, dyshja ka shijuar shoqërinë me njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Sipas gazetës britanike Miller dhe Pitt janë parë dorë për dorë derisa kanë kaluar kohën me Bradly Cooper dhe Noel Gallagher.

“Brad dhe Sienna nuk largoheshin nga njëri-tjetri, shfaqeshin dorë për dore dhe nuk humbnin asnjë mundësi”, ka thënë një burim për gazetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera