Sport

Pique “maestro” në poker, mbrëmë ka fituar 129,350 euro

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 25 August 2017

Gerard Pique ka grumbulluar 129,350 euro në Kazino të Barcelonës, pasi përfundoi në pozitën e pestë në një turne pokeri i quajtur “No Limit Holden” , ku vetëm regjistrimi në të kushton 25,000 euro.

Eventi i cili filloi në ora 12:30 të enjten më 24 gusht dhe mblodhi së bashku 66 pjesëmarrës, është pjesë e festivalit të pokerit të njohur si “Pokerstars Championship Barcelona” . Kjo ngjarje përbëhet nga 30 turne në total dhe mbahet në ambientet e Kazinove të Barcelonës dhe Hotel Arts nga data 15 deri më 27 të këtij muaji.

Nuk është e çuditshme të shohësh qendërmbrojtësin e Barcelonës në tavolinat e pokerit. Kjo është hera e katërt që ai merr pjesë dhe kthehet në shtëpi me shuma të majme. Rezultati më i mirë i tij përpos këtij të fundit ishte në vitin 2011, ku ai fitoi 40,950 euro.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera