Sport

Pique: Kisha vendosur të largohem nga Spanja, por nuk e bëj vetëm për këtë arsye

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 04 October 2017

Gerard Pique e ka pranuar se kishte vendosur të largohej nga Kombëtarja spanjolle, shkaku i presionit të tifozëve.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique në vazhdimësi është duke u kritikuar nga tifozët spanjollë, për shkak të deklaratave të tij.

Ai ka thënë se është e vështirë kur vërshëllehesh nga tifozët e Kombëtares për të cilët luan, por tashmë është mësuar.

Ai madje tregoi se kishte vendosur edhe të largohej, por thotë se kjo tashmë do të ishte e mirë vetëm për ata që e vërshëllejnë.

-Advertisement-

“Stërvitja ishte e vështirë, sepse askush nuk e pëlqen që tifozët tuaj të jenë kundër jush dhe kjo ishte një sfidë për mua, të cilën e kam fituar. Unë jam këtu shkaku i lojtarëve dhe trajnerit, i cili më ka kërkuar. Ne kemi probleme, por nëse fitojmë ndaj Shqipërisë do të kualifikohemi”, tha Pique gjatë konferencës për media.

“Kisha vendosur për t’u larguar nga Kombëtarja, por të dorëzohem tash u jap të drejtë atyre njerëzve që zgjedhjen më të mirë e kanë vërshëllimën”, u shpreh Pique.

“Mesazh tifozëve? Është e vështirë të dyshosh në përkushtimin tim, jam këtu që kur isha i vogël. Jam shumë krenar që jam pjesë e ekipit Kombëtar”, tha në fund Pique.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera