Sport

Pique flet për përballjen me Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 30 September 2017

Spanja do të jetë kundërshtarja e radhës së Kombëtares shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2018.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, synon që kualifikimin e Spanjës në Botërorin ‘Rusia 2018’ ta sigurojë qysh në ndeshjen ndaj Kombëtares shqiptare, e cila luhet me 6 tetor.

“Të shohim nëse e fitojmë këtë ndeshje dhe të kualifikohemi për në fazën finale të Botërorit, gjë që është shumë e rëndësishme. Është gjithnjë emocionuese të marrësh pjesë në një event si Kupa e Botës”, tha qendërmbrojtësi i Barcelonës.

Gerard Pique këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të postimit në rrjetet sociale në favor të votimit në referendumin e pavarësisë së Kalalonisë.

-Advertisement-

“Aspak, nuk jam nën presion. Gjithnjë e kam thënë se për mua është krenari dhe motivim i madh që luaj për përfaqësuesen spanjolle. Fakti që trajneri më ka grumbulluar sërish në skuadër do të thotë që kam punuar shumë mirë”, tha Pique.

Spanja është në krye të Grupit B me 22 pikë, 3 më shumë se Italia e vendit të dytë, ndërsa kombëtarja shqiptare është në vendin e tretë me 13 pikë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera