PING PONG| Isa Mustafa e Albin Kurti ia gjuajnë topin e fajit njëri-tjetrit
Autori: Halil Berisha 16:24 | 29 December 2019
Po shkojnë muaj e Kosova po mbetet pa qeveri funksionale.
Kjo pasi partia e parë fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit Vetëvendosje e ajo e dyta LDK nuk është punë që të bien dakord e të krijojnë bashkë qeverinë, shkruan gazeta inFokus.
Madje, lideri më i votuar në zgjedhje Albin Kurti ka refuzuar dy herë ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar, me arsyen se nuk është në Prishtinë.
E në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Albin Kurti tha që Presidenti nuk ia cakton datën e formimit të qeverisë por LDK, shkruan gazeta inFokus.
“Formimin e qeverisë e përcakton tjetër kush, jo presidenti i republikës. Mua datën për formimin e qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike Kosovës, jo presidenti i Kosovës, pra mos të keqkuptohen të gjëra. Natyrisht që do të ndodhë takimi konsultativ, mirëpo ta vonosh maksimalisht 30 ditë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e të m’i dërgosh dy ftesa në ditë është kërcim prej një ekstremi në ekstremin tjetër, secila më gabim se tjetra”, ka thënë Kurti.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Isa Mustafa, kryetari i LDK-së.
Në formë të lojës së ping pongut ku asnjë nga lojtarët nuk e pranon topin për vete, edhe Kurti e Mustafa nuk po e pranojnë fajin për vonesat në krijimin e qeverisë së re, ani se të dy e kërkuan me ngulm këtë gjë nga qytetarët e Kosovës.
“LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhe, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë Është obligim i fituesit të zgjedhjeve që të shmang vonesat dhe t’i eliminojë pengesat për formimin e institucioneve. Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se VV do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit”, ka thënë Mustafa.
“Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet ti takojë Kryeparlamentari me marrëveshje”.
“Caktimi i mandatarit, marrja e manatit për Kryeministër dhe gjetja e zgjidhjes për formimin e qeverisë, në këtë fazë, është detyrim i subjektit që renditet i pari në zgjedhje”.
Mustafa i është kundër-përgjigjur edhe një deklarate te Kurtit.
Ky i fundit në mbledhje të këshillit të partisë së tij tha që Vetëvendosje u tregua gjeneroze me LDK-në, shkruan gazeta inFokus.
“Në janar kemi përpjekjen për koalicionin qeverisës, ajo që dukej e arritshme doli e mundimshme, 80 ditë nuk u arritën për marrëveshje, pasi këmbëngulej në atë që nuk ua dhanë qytetarët. Ne si Lëvizje jemi munduar të reflektojmë me këtë mesazh kemi dhënë gjysmën e programit e qeverisë, por edhe postin e kryetarit te parlamentit si kompromis, oferta jonë gjeneroze u refuzua, më 26 dhjetor në respektim të kushtetutës e pa asnjë pengesë kemi zgjedhur organet udhëheqëse e i dhamë kuvendit aktivistin tanë më të dalluar, që gëzon respektin e të gjithë qytetarëve të republikës, z. Glauk Konjufca. Unë pres që pas konstituimit të kuvendit të bëjmë koalicionin qeverisës e të jetësojmë rezultatin e 6 tetorit pasi vonesat nuk na duhen e nuk i duam, ne nuk do të ishim Lëvizje Vetëvendosje nëse nuk veprojmë e punojmë ashtu siç kërkojnë qytetarët tanë, skemi kohë për të humbur, skemi investime e as prodhim, jemi të varfër e izoluar, jemi në rajon të pasigurt ku kemi fqinj nuk na njohin as të tashmen e as të kaluarën, në secilën fushë të jetës duhet ndërhyrje e shpejtë e emergjente, këto sfida nuk janë të lehta, nuk bëhen menjëherë disa bëhen shpejt3ë e disa marrin kohë, por me përkushtimin e profesionalizmin, me përkushtim e vetëmohim gjithçka mund të arrihet”, ka thënë Kurti.
Ndërsa edhe këtu në të njëjtën mënyrë të komunikimit Isa Mustafa thotë që partia e tij është e angazhuar për marrëveshje me Vetëvendsojes, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve.
“Nga këto zgjedhje ka dalë LVV si fitues relativ me 29 deputetë dhe LDK, parti e dytë, me 28 deputetë. Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjeter, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heq dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë. LDK nuk ka kërkuar lëmoshë, por kemi ofruar gatishmërinë për t’i shërbyer qytetarit në partneritet të plotë, në proporcion me mandatet në Kuvend”, ka thënë Mustafa./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...
-
“Qeveri e idhnakëve”: Jasharaj i SBAShK thotë se formularin për heqje dorë nga shtesat, Murati do ta aplikojë edhe ndaj sektorit publik
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK ka folur për vendimin e Qeverisë që t’i ja...