Uncategorized

Pikat kryesore të bashkëpunimit kino-afrikan në kuadrin e “Një brez, një rrugë”

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 30 August 2024

Kina publikoi të enjten një raport për arritjet e bashkëpunimit kino-afrikan për sa i përket nismës “Një brez, një rrugë”.

 

Kompanitë kineze kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës në Afrikë, duke marrë pjesë në ndërtimin dhe rinovimin e mbi 10 000 km hekurudhë, rreth 100 000 km autostrada, afro 1 000 urave e thuajse 100 porteve. Po ashtu, ato kanë ndërtuar 66000 km linja transmetimi e transformimi të energjisë e 150000 km rrjete bazë komunikimi në mbarë kontinentin.

-Advertisement-

Deri në fund të qershorit, Kina kishte hequr tarifat për 98 për qind të prodhimeve me origjinë nga 27 vendet më pak të zhvilluara të Afrikës.

Kina ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje dypalëshe mbi nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve me 34 vende afrikane, si edhe marrëveshje për heqjen e taksimit të dyfishtë me 21 vende afrikane. Këto përpjekje për “ndërlidhjen e butë” kanë forcuar marrëdhëniet tregtare dypalëshe. Për shembull, vëllimi i tregtisë Kinë-Afrikë ka arritur një rekord prej 282.1 miliardë dollarësh më 2023, duke shënuar për të vitin e dytë me radhë një kulm historik. Ndërkohë, investimet e drejtpërdrejta kineze në Afrikë deri në fund të vitit të kaluar i kaluan 40 miliardë dollarët.

Përkrahja e Kinës shtrihet përtej infrastrukturës dhe tregtisë. Deri në qershor të këtij viti, Kina u kishte dhënë ndihmë 53 vendeve afrikane, duke zbatuar një gamë të gjerë projektesh lidhur me jetesën, në fusha të tilla si siguria ushqimore, furnizimi me ujë, shëndeti i nënës e i fëmijës dhe arsimi, duke krijuar përfitime për mbi 10 milionë veta.

Për sa i përket arsimit, programet e përbashkëta për të ndihmuar studentët afrikanë të gjejnë punë dhe dhënia e bursave, 17 punishtet “Luban” dhe Instituti i Bashkëpunimit dhe i Zhvillimit Jug-Jug tregojnë përkushtimin e Kinës dhe Afrikës për zhvillimin e talenteve.

Lidhur me shëndetësinë, kontributi i Kinës përfshin ndërtimin e më shumë se 130 spitaleve e klinikave në Afrikë dhe dërgimin e ekipeve mjekësore kineze në 45 vende afrikane. Janë krijuar mekanizma partneriteti me 46 spitale afrikane, duke përmirësuar ndjeshëm sistemet vendore të kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë, 62 medie afrikane janë bashkuar me Rrjetin e Lajmeve “Një brez, një rrugë” dhe 50 janë bërë pjesë e rrjetit të bashkëpunimit mediatik “Partnerët afrikanë”. Po ashtu, janë firmosur dokumente të bashkëpunimit turistik dypalësh me 31 vende afrikane dhe janë krijuar 166 binjakëzime qytetesh mes Kinës e Afrikës, duke nxitur thellimin e lidhjeve dhe njohjes së ndërsjellë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera