Pezullohet puna e katër kompanive të naftës, konfirmon ministrja Hajdari
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 19 April 2022
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka konfirmuar se katër kompanive që merren me derivate të naftës u është revokuar leja.
Ajo tha se MINT është bazuar në fakte të cilat i ka konstatuar Dogana.
“… ne si ministri kemi revokuar dhe pezulluar 4 subjekteve lejet për importin e lëndës së parë, deponimin e lëndës së parë dhe produktit final.
Dogana e Kosovës ka kryer analiza dhe kontrolle te katër subjektet që merren me përpunimin e produkteve të naftës. Aty ka gjetur parregullsi të shumta që pengojnë mbikqyrjen dhe rrezikojnë cilësinë e produkteve dhe mund t’i sjellin dëm buxhetin të shtetit”, është shprehur ajo.
Më tej, ministrja Hajdari theksoi se Dogana ka pezulluar dhe nuk ja ka vazhduar autorizimet katër subjekteve.
“Disa nga subjektet u kanë shitur produkte të naftës kompanive të palicensuara, nuk kanë përdorur mjete matëse të verifikuara”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano u ka shprehur mirëseard...
-
Ditëlindja e parë pa të, vajza e Ismail Kadaresë ndan fotografinë e rrallë me të atin
Besiana, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, ka ndarë një ...
-
Disa zona të Prishtinës do të mbesin pa ujë të pijshëm të premten deri në orën 23:00
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të premten nga or...
-
Dënohet me 5 mijë euro Vetëvendosja, shkak gjuha e përdorur nga Glauk Konjufca në një tubim
Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Anke...
-
Mergim Lushtaku: Studentët do të kenë 100 milionë euro bursa me PDK-në
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
PZAP dënon Listën Serbe, vendosi banerë në hapësira publike në veriun e Mitrovicës
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 4 mijë e 500 euro Lis...
-
Policia i shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku
Policia e Kosovës në 24-orët e fundit ka shqiptuar 2 mijë e 110 tiketa trafik...
-
Jeta Rafuna: Fushë Kosova si gjithmonë edhe mbrëmë ishte thjesht fantastike
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Haxhimustafa Murseli nga vizita në Malishevë: Energjia dhe entuziazmi i të rinjve dëshmojnë se janë gati të kontribuojnë për PDK-në
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Kurti i ‘padëshiruar’ në Skenderaj, i grisen përsëri posterat (PAMJE)
Një person i paidentifikuar gjatë mbrëmjes së djeshme (e martë), ka grisur po...
-
Intervistohen për sụlm të njëra-tjetrës, tri gra shkojnë në mbajtje
Policia bën të ditur se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një video incizi...
-
Një grua merr tretman mjekësor, pasi e rrahin dy gra tjera
Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy gra të tjerë në Prish...