Lajme

Dënohet me 5 mijë euro Vetëvendosja, shkak gjuha e përdorur nga Glauk Konjufca në një tubim

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 29 January 2025

Lëvizja Vetëvendosje është dënuar me 5 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pas ankesës së bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Arsyeja e këtij dënimi sipas PZAP është gjuha e përdorur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në tubimin në lagjen ‘Kodra e Diellit’ në Prishtinë.

Në këtë tubim Konjufca kishte deklaruar “A ka me qeverisë në Kosovë pas 9 shkurtit shqiptarizmi edhe kombëtarizmi shqiptar, a ka me u qeverisë bashkë me Beogradin? Qikjo eshte dilema?”.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni dokumentin:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera