Lajme

Petkoviq thotë se 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur mbrëmë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 04 November 2023

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka publikuar fotografi të tre kamionëve me barna që janë future në Republikën e Kosovës mbrëmë e të cilat do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai pretendon se kjo gjë “u arrit për shkak të një lufte intensive diplomatike të Beogradit”.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka shkruar Petkoviq.

-Advertisement-

Ai tutje ka shkruar se “për arsye të bllokadës 2 vjeçare nga Prishtina që shpiku pengesa të ndryshme administrative”, gjendja ka qenë “në prag të një katastrofe humanitare”.

Petkoviq ka shtuar se lidhur me këtë kanë paralajmëruar zyrtarët e BE-së dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera