Lajme

Petkoviq: Mesazhet e Kurtit janë kërcënim serbët, Asociacioni është nevojë urgjente

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 03 November 2021

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar sot se mesazhet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do ta lejojë “bosnjëzimin” e Kosovës, gjegjësisht formimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe nuk mund të kuptohen ndryshe veçse si kërcënim i hapur për popullin serb.

Petkoviq theksoi se Asociacioni për serbët në Kosovë e ka të njëjtën rëndësi si Marrëveshja e Dejtonit për serbët në Bosnjë e Hercegovinë dhe se mesazhet e Kurtit janë “poshtërim” i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Asociacioni i komunave serbe është një nevojë urgjente e serbëve në Kosovë, siç është rënë dakord – me kompetenca të plota ekzekutive sepse është garantues i të drejtave kolektive të popullit serb dhe mekanizëm për mbrojtjen dhe çdo zhvillim tjetër të serbëve”, tha Petkoviq.

-Advertisement-

“Sa më e madhe të jetë rezistenca e Prishtinës ndaj formimit të Asociacionit, aq më e madhe është nevoja që ai të formohet, sepse ndryshe nuk mund të jetë”, shtoi ai.

Petkoviq tha se “kërcënimi shumë i rrezikshëm i Kurtit” duhet të lexohet me kujdes nga Bashkimi Evropian, të cilin ai e lut të reagojë.

“Marrëveshja e Brukselit nuk është një shuplakë nga e cila secili mund të marrë atë që i përshtatet, por një dokument i detyrueshëm për të dyja palët, por edhe për BE-në”, tha Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera