Lajme

Petkoviq kërkon që një herë të bëhet Asociacioni pastaj të mbahen zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 02 April 2023

Drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka vendosur një kusht qeverisë së Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat veriore.

Petkoviq ka thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, shkruan Kosovo-Online.

“Kusht për të shkuar në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq.

-Advertisement-

Sipas tij pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojë asgjë, ndërsa nuk ka përmendur fare reagimet e ambasadorëve të Qunitit lidhur me dëshpërimin e mospjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve të Kosovës.

“Për të gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, tha Petkoviq

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera