Petkoviq i reagon Bislimit: Prishtina do vetëm t’ua marrë pronat dhe t’i dëbojë serbët
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 09 September 2023
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është shprehur se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë një sërë të pavërtetash në një intervistë për “Danasin” para rundit të ri të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që sipas tij, është stili negociues i Bislimit dhe një nga arsyet pse procesi i normalizimi i marrëdhënieve është vazhdimisht në ngecje ose regres.
Petkoviq thekson se Bislimi flet për dëshirën e Prishtinës për të integruar serbët në Kosovë, “kur në fakt e vetmja gjë që ata duan është që të marrin pronat e serbëve dhe të Serbisë, dhe të dëbojnë popullin serb”.
“Prishtina nuk e fsheh atë qëllim, sepse me urdhër të drejtpërdrejtë të Kurtit dhe Bislimit, popullit serb i mohohen barnat, ushqimet bazë, tekstet shkollore… dhe për shkak të ‘dashurisë së tepërt’ të Prishtinës, pushkatojnë fëmijët serbë dhe arrestojnë serbët e pafajshëm çdo ditë”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviqi për çdo gjë e bën fajtor Kosovën, madje edhe se s’po zbaton marrëveshjen e njohjes së diplomave apo edhe çështjen e personave të pagjetur.
“Thelbi i dialogut është Asociacioni, të cilin Prishtina ka më shumë se dhjetë vjet që refuzon ta formojë, edhe pse është obligimi më i madh edhe për Kurtin edhe për Bislimin në dialog. Prandaj Bislimi ikën nga tema e Asociacionit si djalli nga kryqi, duke pretenduar se ky obligim i Prishtinës nuk ekziston”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Petkoviq ka thënë se kjo mënyrë nuk do t’u shkojë mirë ndërmjetësuesve në dialog, sepse ata janë shumë të vetëdijshëm, siç thotë ai, për pabesueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë e negociatorëve të Prishtinës dhe në fund, “ata kanë një pasqyrë të qartë të përmbushjes të secilës marrëveshje”.
“Fatkeqësisht, kjo nuk e pengon Bislimin që çdo herë të përpiqet të bindë të painformuarit, me ndihmën e mediave manjate në Serbinë qendrore”, ka thënë ai, duke sulmuar “Danasin”, median serbe ku dha intervistë Bislimi të shtunën.
“Dhe miti për veriun e kriminalizuar të Kosovës, për të cilin insiston Bislimi, është një trillim i plotë, sepse veriu ishte një vend i qetë për të jetuar serbët, para se falangat e Kurtit të dërgoheshin atje për të kryer një fushatë frikësimi dhe terrori ndaj popullit serb”, ka shtuar Petkoviq.
Të tjera
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...