Lajme

Petkoviq e quan “heroike dhe dinjitoze” sjelljen e djalit të Vuçiqit pasi u ndal nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 29 June 2023

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Serbi, Petar Petkoviq ka pretenduar që djali i presidentit Vuçiq, Danillo, i cili dje ishte në Kosovë, i është përgjigjur “heroikisht” provokimeve të Albin Kurtit.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se përmes mbishkrimit “Dorëzimi nuk është opsion” në bluzën e tij, Danillo Vuçiq ka treguar se është serb dhe se kështu mendon.

“Kurti, i cili në prezencën e presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël se fara e lulëkuqes, bëhet hero duke dëguar falangat e tij mbi djalin e Presidentit”, tha ai.

-Advertisement-

“Sado frikacak të ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danillos ishte dinjitoze dhe heroike”, ka shkruar tutje Petkoviq.

“Dje pasi policët e Kurtit u përpoqën ta detyronin të ndërronte këmishëm me një mesazh që nuk u pëlqente, djali i presidentit serb tregoi se serbët e kanë parasysh çka do të thotë “dorëzimi nuk është opsion,” – tha Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera