Lajme

Petkoviç assesi të pajtohet me praninë e njësisë speciale në veri, i drejtohet BE’së

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 12 December 2022

Përmes disa fotografive të shkëputura të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, drejtori i të ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i ka shtruar një pyetje Bashkimit Evropian.

“Evropë, a po i shihni armët e gjata në veri? Evropë, a po i shihni forcat special mbi spital? Derisa serbët në barrikada po luftojnë për thjesht mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-n me gishtin në këmbët”, ka shkruar Petkoviç derisa ka etiketuar KFOR-in, EULEX-in, dhe ndërmjetësin evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Petkoviç vazhdon të shkruajë se prezenca e njësive speciale në pjesën veriore të vendit është kundër marrëveshjes së Brukselit, derisa e quan “njësi speciale e Kurtit”.

-Advertisement-

“Në cilën pikë të marrëveshjes thuhet se njësitë speciale të Kurtit mund të qëndrojnë në veri të Kosovës. Ata s’kanë çfarë të kërkojnë aty dhe prania e tyre është shkelje direkte e marrëveshjes “, ka shkruar Petar Petkoviç.

Javën e kaluar është shtuar prania e policisë kosovare në pjesën veriore të Mitrovicës pas sulmeve të njëpasnjëshme të bandave të maskuara ndaj zyrtarëve policorë dhe kuvendeve komunale zgjedhore.

Policia e Kosovës është sulmuar disa herë me armë zjarri nga bandat në veri, derisa një zyrtar policor është plagosur.

Autori i njërit prej këtyre sulmeve, ish-pjesëtar i policisë kosovare nga komuniteti serb, Dejan Pantiç, është arrestuar nga autoritetet, përçka janë ngritur barrikada në Rudare për të ndaluar qarkullimin.

Barrikadat e paligjshme janë dënuar njëzëri nga ShBA, MB dhe BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera