Peter Beyer “tronditi” Thaçin për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 23 June 2020
Delegacioni i Kosovës pritet që të takohet më 27 qershor me delegacionin se Serbisë në Uashington, mirëpo ajo se çfarë bëri përshtypje qe deklarata e deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, i cili gjatë debatit parlamentar ka akuzuar presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës.
Deputeti i partisë konservatore CDU, Peter Beyer, gjatë debatit parlamentar ka akuzuar presidentin e Kosovës për përgatitjen e një pazari të ndyrë në kurriz të Kosovës dhe ka theksuar se pjesë e këtij pazari mund të jetë edhe shpërbërja e Gjykatës Speciale.
Beyer kërkoi që më 27 qershor në Uashington të ftohet edhe emisari i BE-së, Mirosllav Lajçak, ndërsa Richard Grenellin e atakoi për shkak të “lojërave jo transparente”.
Muslio-Shoshi: Kryeministri Hoti duhet të vijë të raportoj në komision për takimin në Uashington
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi, në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh që ky takim sipas deklaratave të Grenell nuk ka të bëj me shkëmbim të territoreve por për ekonomi.
“Si deputete e Kuvendit të Kosovës, deri më tani nuk kam parë që është ndërmarrë ndonjë veprim në dëm të shtetësisë të Kosovës, të cilin do të duhej ta komentoja në lidhje me pyetjen tuaj. Unë jam e prirur t’iu besoj deklaratave zyrtare vendore dhe ndërkombëtare. Ditë më parë, përfaqësuesi special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga SHBA,z. Richard Grenell, tha se takimi i datës 27 qershor nuk ka të bëjë me pretendimet e disa politikanëve në Kosovë për gjoja shkëmbime të territoreve, por për ekonomi”, u shpreh Muslio-Shoshi.
Me tej, deputetja thotë që si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kemi marrë vendim që Hoti të raportoj në lidhje me këtë takim i cili do të mbahet në Uashington.
“Si anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë kemi marrë vendim që Kryeministri z. Hoti të vijë dhe të raportoj në komision në lidhje me takimin e paralajmëruar, për agjendën dhe platformën e dialogut”, përfundoi Muslio-Shoshi.
Voca: Takimi në Uashington mund të dërgoj në vendime të rrezikshme për Kosovën
Në lidhje me këtë temë, Doktor shkence dhe ligjërues i Gjeopolitikës në Paris, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që presidenti i vendit tashmë ka vë në pah fuqinë e tij duke e rrëzuar edhe qeverinë Kurti pa i përmbushur as 100 ditë qeverisje.
Më pas edhe duke abuzuar me pandeminë. Duke vazhduar të theksoj që nuk duhet të bëhet kompromis as me ndryshim të kufijve e as me një krijim të një asociacioni serb me komeptenca ekzekutive.
“Presidenti aktual i Kosovës H. Thaçi, natyrisht që e ndjek një politikë më shumë personale sesa unifikuese dhe nacionale dhe kjo është tashmë në pah që nga futja e tij në politikë.
Vetëm para pak kohësh, madje pa kompetenca kushtetuese, doli mbi të gjithë, organizoi rënien e Qeverisë A. Kurti madje pa i lënë 100 ditë në punën e saj, si proces që njihet në botën demokratike. Abuzoi me pandeminë, fenomen që ndodhi vetëm në Kosovë, dhe kontrabandoi krijimin e një Qeverie sipas dëshirave të tij personale. Natyrisht që kalkulimet e tij lidhur me takimin e 27 qershorit në ShBA, nuk do të duhej të shpien në favor të një zgjidhje stabile dhe afatgjate për rajonin sidomos nëse kemi të bëjmë me këto dy kompromise vijuese: ndryshimi i kufijve apo krijimi i një asociacioni serb me kompetenca ekzekutive që do të krijonte një pushtet ekstrateritorial, të dy këto fenomene të rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për stabilitetin rajonal”, u shpreh Voca.
Tutje, Voca thotë që do të ishte më mirë që të pritej deri të përfundonin zgjedhjeve në SHBA e më pas të kërkohet një takim.
“Siç kam theksuar edhe më parë, Kosova nuk ka patur asnjë nevojë të ngutet për tu futur në këto negociata të ngutshme sepse çdo gjë e ngutshme përfundon disi e turpshme. Besoj se do të duhej sidomos të pritet deri pas zgjedhjeve në ShBA meqë jemi në përfundim të një mandati presidencial atje. Si duket një qasje e tillë nuk po u konvenon kastës së vjetër politike pa dallime partish politike dhe kjo lë qartë për të kuptuar se në Kosovë një grup njerëzish politik mund të jenë të ndërlidhur personalisht me fenomene jo dhe aq njerëzore dhe si të tilla anti-ligjore meqë u pengoi aq shumë nisja e çkapjes së Shtetit të cilën e shoh si një ndër arsyet kryesore të rrëzimit të Qeverisë Kurti”, tha Voca.
Në fund, Voca shprehët që fatkeqësia më e madhe për shtetin e Kosovës është se nuk ka pasur asnjëherë një takt diplomatik e politik për politikë të jashtme.
“Fatkeqësia ma e madhe që prapë po vihet në pah, është se sistematikisht Kosovës dhe në përgjithësi politikës shqiptare i ka munguar një takt diplomatik e politik unifikues si organizim kolektiv dhe kjo besoj se është arsyeja themelore e stërzgjatjes së ndërlikimeve politiko-ekonomike dhe çështjes shqiptare në Ballkan gjë që gjithmonë ka dhënë rezultate negative”, përfundoi Voca për “Bota sot”.
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, për “Bota sot”, u shpreh që Thaçi nuk mund ta udhëheqë dialogun por kryeministri dhe se në platformën negociuese kemi të bëjmë me një integritet territorial dhe rend kushtetues.
“Me dialogun udhëheqë kryeministri, i cili po e shpalosë platformën negociuese të Republikës së Kosovës me të gjitha fokus grupet shoqërore dhe këtë të marte edhe në Kuvendin e Kosovës. Integriteti territorial, karakteri unitar dhe rendi kushtetues janë parimet themelore të kësaj platforme politike për dialog. Të gjitha të tjerat janë spekulime”, u shpreh Rugova.
Në fund, Rugova shprehët që Thaçi nuk pyetet për marrëveshjen përfundimtare sepse e vendos Kuvendi dhe se nuk ka shkëmbim territoresh kjo mund të jetë vetëm ëndërr në kokën e dikujt.
“Nuk pyetet Thaçi për marrëveshjen përfundimtare, për atë vendos Kuvendi i Kosovës me 2/3. Nuk ka lojë me territore të shtetit të Kosovës, këto ide çojnë drejtë konfliktit, dhe pas sqarimit të ditëve të fundit nga ambasadori Grenell se nuk ka shkëmbim territoresh ajo ide vetëm mund të jetë ëndërr në kokën e dikujt”, përfundoi Rugova për “Bota sot”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...