Sport

Pesë vendimet më të gabuara në historinë e sporteve

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 30 October 2018

Shpesh një vendim i gabuar i momentit mund të ndikojë krejtësisht në karrierën e një sportisti.

Jeta e tij është një rrugëtim që mund të përfundojë drejt lavdisë ose harresës. Çdo vendim, pavarësisht rrethanat që mund të jetë marrë, mbetet gjatë në memorien e njerëzve, dhe shpesh mund të identifikohen me atë “gabim” . Ka shumë njerëz që kanë marrë vendimet jo të duhura në botën e sporteve . Më poshtë po ju sjellim disa më të rëndësishmet.

1.Wayne Gretzky në Nagano Games 1998

-Advertisement-

Gretzky, lojtari më i mirë në historinë e hokejit, nuk u përzgjodh nga trajneri Marc Crawford për të gjuajtur një nga penalltitë në ndeshjen Kanada- Republika në gjysmëfinale të Lojrave Olimpike 1998 dhe në fund ekipi i tij i humbi të gjitha gjuajtjet.

2.Bowie në vend të Jordan

Drafti i vitit 1984 i NBA do të mbahet mend për gabimin e pabesueshëm të Portland Trail Blazers që zgjodhën Sam Bowie si numër dy (Olajuwon ishte numri 1) përpara Michael Jordan. Bowie do të dështonte, e ndërsa Jordan u kurorëzua si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

3.Alonso “braktis” McLaren për Renault

Fernando Alonso nënshkroi në vitin 2007 për markën britanike pasi fitoi dy tituj të njëpasnjëshëm me Renault. Edhe pse Renault nuk kishte një makinë që shihej si ndër më të mirat, Lewis Hamilton qëndroi dhe përfundoi duke fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

4.Rossi firmos për Ducati

Në 2011 Rossi mori vendimin për t’u larguar nga Yamaha për të nënshkruar me Ducati. Fituesi i nëntë Kupave Botërore kaloi dy sezone pothuajse bosh. Vetëm tre podiume në 35 gara.

5.Lopetegui firmos për Real Madrid

Spanja shihej në Kupën e Botës si një nga favoritët më të mëdhenj për të fituar trofeun. Një atmosferë e mirë mbizotëronte në kombëtare, derisa sa Real Madrid lëshoi deklaratën se Lopetegui ishte i zgjedhuri për të pasuar Zidane. Sot, vetëm katër muaj më vonë, Lopetegui u shkarkua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera