Lajme

Pesë raste të dhụnës në familje raportohen në 24 orët e fundit në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 25 August 2024

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje.

Incidentet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës nga ish-bashkëshorti i saj.

-Advertisement-

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë, 24.08.2024-11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka pasur dhunë nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori dhe është proceduar sipas ligjit të rregullt.

Ndërsa në Istog, një person është arrestuar për ofendime ndaj gruas së tij. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar të dyshuarin.

“DHUNË NË FAMILJE- Istog, 23.08.2024-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”

Në Deçan, një grua është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar prindërit e saj. Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar në këtë rast.

“Deçan, 24.08.2024-10:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar prindërit e saj. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Në Rahovec, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë dhe e ka dorëzuar atë. Arma me një karikator pa fishek, është konfiskuar, dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“DHUNË NË FAMILJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE- Rahovec, 24.08.2024-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon një armë dhe të njëjtën e ka dorëzuar. Arma pistoletë me një karikator pa fishek është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Në Mitrovicë, një burrë është arrestuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka kërkuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë Jugu, 24.08.2024-03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera