Fokus

Pesë raste të dhùnês në familje për 24 orë, një grua kānoset në Qendrën për Punë Sociale

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 19 June 2024

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh, të Policisë së Kosovës.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua deri sa ka shkuar në Qendrën për Punë Sociale, për ta dërguar fëmiun që të takohet me babain e saj, e që është kanosur nga po i njëjti.

DHUNË NË FAMILJE

-Advertisement-

Prishtinë 18.06.2024-14:02. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta dërguar femiun që të takohet me babain e saj, të dyshuarin mashkull kosovar, është kanosur nga i njëjti. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Suharekë ka ndodhur rasti tjetër, ku janë arrestuar dy meshkuj pasi janë sulmuar fizikisht mes vete.

SULM/DHUNË NË FAMILJE

Suharekë 18.06.2024-18:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar,(vëllezër) pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, njeri prej tyre pëson lëndim trupore dhe pranon tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti i tretë është raportuar në Pejë, ku babai e ka raportuar djalin e tij, pasi ky i fundit e ka sulmuar atë, e si pasojë e saj babai kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 16.06.2024-07:00. Me 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Dy rastet e tjera janë raportuar në Gjakovë dhe Rahovec, ku në Gjakovë një mashkull në ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, i njëjti është dërguar në mbajtje. Kurse rasti në Rahovec, lidhur më një raportim të dhunës në familje të datës 18.06.2024 i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Infokus.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 18.06.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raport shtesë:

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 17.06.2024-15:07. Lidhur me rastin, me 18.06.2024  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera