Lajme

Pesë raste të dhu*nës në familje brenda një dite në Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 20 Tetor 2026

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Kaçanik, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Prishtinë është raportuar se një grua është kanosur përmes mesazheve SMS nga një burrë me të cilin kishte bashkëjetuar.

-Advertisement-

“DHUNË NË FAMILJE/ Prishtinë 01.10.2026-12:00. Më 19.10.2026, është raportuar se viktima femër kosovare, është kanosur përmes SMS-ve nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lart, ku pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”

Në Kaçanik, Policia ka njoftuar për një rast ku një burrë, sipas raportit policor, duke mos iu përmbajtur rekomandimeve mjekësore dhe duke mos përdorur barnat, dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike në familje.

“DHUNË NË FAMILJE/Kaçanik 19.10.2026-03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, duke mos iu përmbajtur rekomandimeve mjekësore (duke mos përdorur barna), ka shkaktuar dhunë psikike në familje. I dyshuari është dërguar në emergjencë –psikiatri për kontroll mjekësore”

Një tjetër rast është regjistruar në Pejë, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte kanosur përmes telefonit ish-të dashurën e tij.

“KANOSJE&DHUNË NË FAMILJE/Pejë 19.10.2026, 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare-ish të dashurën e tij. I njëjti kohë më parë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Në Gjakovë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

“DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë 19.10.2026-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”

Ndërkaq, në Mitrovicë të Jugut, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje ishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“DHUNË NË FAMILJE/Mitrovicë Jugu 19.10.2026, 15:30. Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”

Të gjitha rastet janë bërë të ditura në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy