Sport

Pesë pikat e forta të Bayern Munich

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 24 April 2018

Real Madrid do të ketë një test shumë të vështirë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, kundër Bayern Munich të cilët luajn një futboll të shkëlqyeshëm, shkruan infokusi.

Ata kanë shumë pak dobësi, në paraqitjet e tyre të fundit po tregojnë shumë forcë dhe kualitet. Hedhim një vështrim në pesë fushat kryesore ku kampionët e Bundesligës janë aq mbresëlënës.

Robert Lewandowski

-Advertisement-

Ka shënuar gjithsej 39 gola këtë sezon në të gjitha garat, pesë prej tyre i ka shënuar në Ligë të Kampioneve . Ai është plotësisht i gatshëm dhe në super formë për këtë përballje.

James Rodriguez

Real Madrid di gjithçka për James Rodriguez, lojtar që u huazua te Bayerni në një marrëveshje dyvjeçare. Ai ishte mbresëlënës që kur u bashkua me skuadër dhe aktivizohej më shumë se sa në Santiago Bernabeu.  James po asiston dhe po shënon si asnjëherë më parë.

Allianz Arena

Bayern gëzon një avantazh të rëndësishme në shtëpi në stadiumin Allianz Arena, ku nuk kanë humbur një ndeshje të vetme të Bundesligës këtë sezon, duke fituar 13 dhe duke barazuar dy herë.  Në Ligën e Kampionëve ata mundën në shtëpi skuadrat: Anderlecht, Celtic, Paris Saint-Germain dhe Besiktas.

Defanziva

Mbrojtja e Bayern Munichut është veçanërisht e fortë. Ata në këtë edicion të Ligës së Kampionëve kanë pranuar vetëm tetë gola.  Dyshja Jerome Boateng dhe Mats Hummels janë duke treguar performanca të shkëlqyeshme dhe do të jenë pengesa të vështira për sulmuesit e Realit.

Jupp Heynckes

Trajneri  Jupp Heynckes e bën ekipin të shënojë. Ai fitoi një  tripletë përpara se të largohej nga klubi në fund të sezonit 2012/13 dhe sërish pas rikthimit e shpëtoi skuadrën e cila fundosej nën urdhërat e Carlo Ancelotti.  Ai e njeh shumë mirë skuadrën e Real Madridin. /infokusi.com

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera