Lajme

Pesë persona humbën jetën nga COVID-19 në Kosovë, në mesin e tyre edhe një 30 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 25 February 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 5 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus dhe 437 persona kanë rezultuar pozitiv.

IKSHPK ka bërë të ditur moshën e këtyre personave, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145”, thuhet në njoftim. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera