Lajme

Pesë komuna telashe me ujë të pijshëm shkaku i reshjeve

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 20 November 2022

Reshjet e vonshme të vjeshtës, po shkaktojnë vështirësi të ndryshme në qarkullim e rrugë, por përveç kësaj, të dielën 5 komuna u ballafaquan edhe me mungesë të ujit të pijshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës, ka njoftuar se për shkak të  turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit, si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, është i pamundur trajtimi i ujit në Shkabaj,  sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në  Impiant.

Si pasojë e kësaj, një pjesë e Lagjes Kalabria , Zona Industriale, dhe Fushë Kosova, mbeten pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 deri në përmirësimin e situatës.

-Advertisement-

Ujësjellësi i kryeqytetit ka njoftuar poashtu se situatë me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.

Edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë, ka bërë me dije se ka probleme me furnizim për banorët e disa fshatrave të cilëve aktualisht ju është ndërprerë furnizimi me ujë e poashtu kanë bërë me dije se në disa zona uji nuk është i pijshëm për shkak të turbullirave

Me situatë të ngjashme po përballet edhe Mitrovica, ku si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullueshmërisë së ujit të pa përpunuar, është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes.

Deri tani janë 5 komuna ku janë raportuar probleme me ujin e pijes, por nëse të reshurat zgjasin, situata mund të prek edhe komunat e tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera