Lajme

Pesë autobusë i kushtojnë gati 1.2 milion euro Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 29 August 2024

Policia e Kosovës ka dhënë tender rreth 1.2 milion euro për të blerë pesë autobusë për nevojat e saj.

Bazuar në vlerën e kontratës, i bie se një autobus do të blihet për rreth 238 mijë euro.

Tenderin e ka fituar kompania “Ideal Shala B.I”

-Advertisement-

Vlera e saktë e kontratës është 1 milion e 188 mijë e 850 euro, derisa kohëzgjatja e saj është për 36 muaj.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera