Përzgjidhen kandidatët për ngjarjen ‘The DAY When Hacking is Legal IV’
Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 22 January 2018
Në kuadër të njërës nga konferencat më të mëdha në rajonin e Ballkanit ‘Cyber Security and Privacy’ e cila do të mbahet më 24-26 janar 2018 në Prishtinë, do të organizohet edicioni i IV-të i ngjarjes më atraktive për hakerët vendor dhe ndërkombëtar ‘The DAY When Hacking is Legal IV’ ku këta hakerë për 8 orë kanë për detyrë të gjejnë zbrazëtira të sigurisë në uebfaqe të institucioneve publike dhe private, punëtori kjo e cila mbahet në ditën e fundit të Konferencës. Kjo garë sivjet e ruan origjinalitetin e saj por është pasuruar me ide të reja, zhvillime shumë interesante që do ti përjetojnë vetëm ata që kanë pasur fatin të përzgjidhen dhe do të jenë fitues eventual në shpërblimin i cili ka vlerë prej 3,000 euro.
Për dallim nga vitet e kaluara pas interesimit të madh të djemve dhe vajzave hakerë, si risi është nxitja e konkurrencës mes universiteteve të ndryshme në vend, publike dhe private. Studentë të shkencave kompjuterike nga disa universitete të Kosovës garojnë mes vete për të parë se kush nga ta do të jetë më i miri. Përzgjedhja e studentëve ka përfunduar me sukses dhe e gjithë kjo është bërë përmes punëtorive që janë mbajtur me këta studentë.
Me datë 11 janar në Kolegjin AAB me të cilin kemi filluar seleksionimin, ku nga një numër prej afër 30 studentë të pasionuar në këtë fushë kanë arritur të përzgjidhen disa studentë të cilët do të jenë pjesëmarrës në ngjarjen kryesore.
Dita pasuese e Workshop-it (punëtorisë) është mbajtur në Kolegjin Riinvest me datën 12 janar.
Entuiziazmi i të rinjve në këtë fushë është pare edhe aty. Ku nga shumë studentë që ishin pjesëmarrës u zgjodhën ata te cilët u treguan më të suksesshmit në gjetjen e hapësirave dhe dobësive në platformën e stimuluar nga FindBUG LAB.
Interesimi më i madh nga hakerët është parë në Universiteti e Prishtinës që u mbajt me 15 janar, ku studentët ishin të motivuar dhe të gatshëm për sfidat e parashtruara nga organizatorët e cila zgjati 90 minuta. Për shkak të interesimit më të madh edhe numri i të përzgjedhurve ishte më i madh.
Ky aktivitet edhe këtë vit ka stimuluar mbi 100 të rijnë dhe të reja te pasionuar pas fushës së sigurisë kibernetike. Për dallim nga viti i kaluar studentët dukshëm kanë përmirësuar qasjen praktike në fushën e sigurisë kibernetike, kjo falë e punës dhe angazhimit të profesorëve, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim.
Gjithë ky angazhim dhe kjo punë e palodhshme do të finalizohet me ngjarjen kryesore të datës 26 janar, ku sipas traditës së Konferencës, simbol dallues i hakerëve do të jetë mbajtja e plisit.
Ekipi i CSP të gjithë pjesëmarrësve ju dëshiron suksese dhe shihemi me datën 26 janar.
Statistikat e punëtorive te mbajtura ndër vite
Për t’u regjistruar si hakerë në ngjarjen më të madhe të hakingut në Kosovë klikoni këtu.

T� tjera
-
Bankat bëhen më të kujdesshme me financimin e inteligjencës artificiale pas rënies së tregjeve
Disa banka dhe investitorë po bëhen më të kujdesshëm ndaj financimit të proje...
-
Komisioni Hetimor pranon raportin për rastin e Arlinda Zekajt, Rrahmani thotë se erdhi me vonesë
Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka pranu...
-
Tregtim pa ndërprerje dhe kontrata pa skadim: Wall Street paralajmëron rreziqe
Zgjerimi në SHBA i kontratave financiare pa afat skadimi, të njohura si “perp...
-
Nisë mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprim...
-
Trump pret ndërmjetësin nga Katari, por marrëveshja me Iranin mbetet e vështirë
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të takojë të hënën kryeministrin e Ka...
-
Bie çmimi i naftës për 4 centë, kreu i shoqatës paralajmëron ulje të tjera gjatë kësaj jave
Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh, ndërsa ulje të tjer...
-
Tahiri: Të enjten në Kuvend do të debatohet për energjinë dhe shëndetësinë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryes...
-
Pasi Kurti foli për 171 mjekë të kthyer, Këshilltari i Vitisë “saktëson”: 12 u kthyen në Kosovë, 159 janë licensuar
Durim Elshani, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbrojtu...
-
Nagavci rreth Ligjit për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bër...
-
Seanca e Kuvendit mbahet të enjten në orën 10:00
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka njo...
-
Shifrat demantojnë Albin Kurtin – Nuk janë 85 mijë vende të reja pune por vetëm 12,690
Kryeministri Albin Kurti po krenohet me rezultatet e qeverisjes së tij në eko...
-
Shqiptarët në Mynih garojnë me listën e tyre në zgjedhjet për Këshillin e Migracionit – kërkojnë mbështetje
Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Mynih të Gjermanisë do të kenë mundësin...
































