Lajme

Përvoja bullgare, mundësi përfitimi për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 26 March 2018

Ministri i Ekonomisë së Bullgarisë, Emil Karanikolov është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar me Kosovën në fushën e inovacionit edhe zhvillimit ekonomik.

Këto i ka thënë gjatë një takimi në Sofje me ministrin i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së Kosovës, Besim Beqaj, shkruan Infokusi.

Ata biseduan për bashkëpunimin në organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, organizimin rajonal të asociacioneve të strat-upeve dhe në procesin e integrimit evropian.

-Advertisement-

Ministri Beqaj tha se vendi ynë në procesin e integrimeve mund të përfitojë nga përvoja bullgare.

Të dy ministrat u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit ndër shtetëror në aspekte të zhvillimit ekonomik rajonal dhe të lidhjeve të qëndrueshme mes Kosovës e Bullgarisë. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera