Përurohet nënkalimi në Nikadin të Ferizajt, Aliu: Ta gëzojnë banorët e bizneset

Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 22 October 2022
Të shtunën është përuruar nënkalimi në fshatin Nikadin të Ferizajt, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ciili përmes një postimit në rrejtin social “Facebook”, këtë e ka quajtur vepër madhore.
Ai ka thënë se ky nënkalim lë pas rrezikun e kalimit në këtë zonë ku në të kaluarën janë shkaktuar shumë aksidente e janë humbur jetë skaj hekurudhës.
Gjithashtu, ai ka thënë se kjo është një nyjë plotësisht e sigurt për qytetarët.
“Një tjetër vepër madhore infrastrukturore, që i lë të kaluarës, rrezikun e kalimit, duke e ditur rëndësinë e tij, vetëm për faktin e jetëve të humbura e aksidenteve që shkaktoheshin në këtë zonë skaj hekurudhës, sot e përuruam, duke e kthyer në një nyjë plotësisht të sigurt kalimi për vetura dhe qytetarë, rregulluar me kalimin për këmbësorë, shtegun për çiklistë, ndriçimin publik e mbjelljen e drunjve, që e bëjnë këtë vepër, si edhe projektet tjera në kuadër të transformimit urban “Bashkimi i Qytetit”, unike në vend e zgjidhje afatgjate infrastrukturore.
Ta gëzojnë banorët e bizneset e kësaj zone dhe gjithë ferizajasit!”, ka shkruar i pari i Ferizajt./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...
-
Policia e konfirmon: Mesazhi për bom*bë dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur...
-
Deliu-Kodra: Jo serioziteti i VV-së, pengesa më e madhe për ngërçin në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se po ta merrte me serio...
-
Gashi: Vazhdimi i përpjekjeve për të cenuar rendin Kushtetues është i dëmshëm veçanërisht për VV
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se i takon p...
-
Ndërprerjet e energjisë elektrike prekin mbi 15,000 njerëz në të gjithë Teksasin
Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë prekur 15,070 persona në të gjithë sht...
-
Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren
Eguen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të një tjetër seance konstitui...
-
Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut
Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin ...
-
Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka përsëritur qëndrimi...
-
Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se bllokuesit e Kuvendit të Kosov...
-
Krasniqi: Gjykata ta vlerësojë sa më parë lëndën, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 42-të të konst...
-
Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, pas dësht...