Lajme

Përsoni i vrarë në Ratkoc të Rahovecit është nga komuna e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 17 May 2017

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së mërkurës, konkretisht rreth orës 02:00, janë dëgjuar të shtëna armësh në fshatin Ratkoc. Sipas Policisë nga të shtënat ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore rreth 25 vjeç.

Portali Infokusi.com, merr vesh se përsoni i cili u gjend i vrarë në Ratkoc është nga komuna e Gjilanit dhe ende nuk dihen rrethanat e kësaj vrasje.

“Krejt çfarë dihet deri më tani është se përsoni i vrarë mbrëmë rreth orës 02:00 të mëngjesit është nga komuna e Gjilanit”, ka thënë për portalin Infokusi.com një hetues i nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

-Advertisement-

Sipas tij, viktima nuk kishte asnjë dokument identifikimi dhe Policia e Kosovës me njësitë e saj është duke punuar intensivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe identifikimin e plotë të viktimës dhe personave të dyshuar të mundshëm. /Infokusi.com/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera