Fun & Video

Personat që flasin me kafshët e tyre janë inteligjentë

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 23 January 2019

Shkenca thotë se duke bërë një bisedë të njëanshme me kafshën tuaj shtëpiake mund t’ju duket çmenduri, por faktikisht nënkupton se jeni mjaft inteligjent.

Nëse ndonjëherë keni mbajtur kafshë në shtëpi, me siguri se i keni folur në ndonjë periudhë të caktuar,

Dhe, ndonëse keni qenë plotësisht të vetëdijshëm se kafsha nuk jua kthen fjalët e ndoshta as nuk e kupton atë çfarë po thoni, ju prapëseprapë e keni bërë këtë.

-Advertisement-

Kur ne flasim me kafshët shtëpiake, ne në nënvetëdije e krijojmë një lidhje thuajse njerëzore në mendjen tonë me krijesat jonjerëzore.

Ne jemi të ndërtuar për t’u lidhur – madje ndihemi shumë më të lidhur kur i njohim gjërat që na u duken si ne.

Biseda me kafshë (por edhe gjëra tjera, si lulet e shtëpisë) quhet antropomorfizëm.

Sipas ekspertit të kësaj fushe, Nicholas Epley, bisedat e tilla janë shenjë e inteligjencës sociale. Njerëzit janë krijesa shumë shoqërore, andaj truri jonë është i programuar të sheh fytyra dhe të perceptojë mendje kudo.

Epley shpjegon se ne bisedojmë me kafshë të cilat na pëlqejnë, sepse aq më shumë që na pëlqen diçka, aq më shumë duam të komunikojmë me mendjen e vet – qoftë edhe nëse nuk ka mendje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera