Auto&Tech

Personat materialistë kanë më shumë miq në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 21 November 2017

Siç duket, materialistët (personat e interesuar pas gjërave materiale) kanë më shumë miq në Facebook sesa personat të cilët janë më pak të interesuar pas gjërave të tilla.
Hulumtuesit pohojnë se personat materialistë i shohin miqtë e Facebook-ut si “objekte digjitale” dhe e përdorin platformën më shpesh se tjerët, transmeton Telegrafi.

Studimi, i publikuar në ‘Helyion’, gjithashtu ka zbuluar se materialistët e kanë një nevojë më të madhe për ta krahasuar veten me tjerët në platformat e rrjeteve sociale.

Përmes eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se ekzistojnë lidhje të forta mes niveleve të larta të materializmit dhe aktivitetit intensiv në Facebook.

-Advertisement-

Sipas shkencëtarëve, duket se Facebook-u u shërben materialistëve si mjet për të monitoruar se sa larg janë për t’u bërë të pasur.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy