Lajme

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Tiranë, i vihet fla*ka Ministrisë së Arsimit

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 14 Tetor 2026

Protestat e studentëve në Tiranë janë duke u zhvilluar edhe sot. Si dje, edhe ditën e sotme ka pasur përshkallëzim të situatës.

Në pamjet e ndara të TCH, shihet se i është vënë flaka Ministrisë së Arsimit. Aty shihet teksa del tymi nga kati i parë i objektit.

Ndryshe, dje, qindra studentë dhe qytetarë protestuan për rreth nëntë orë më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për korrupsion, keqqeverisje dhe mungesë perspektive për të rinjtë.

-Advertisement-

Advertisement

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy