Lajme

Përsëri dy të mitura viktimë e dhunimeve seksuale, detaje të reja për rastet në Klinë e në Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 12 September 2022

Dy raste të tjera të dhunimit tronditën publikun mëngjesin e kësaj të hëne. E dy viktimat e dhunimit po del të jenë përsëri të moshës së mitur.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po për fat të keq viktimat janë të mitura”, ka thënë Nikqi shkurt ,për Gazetën Infokus duke mos pranuar të japë detaje për moshën e saktë të viktimave të dhunimit.

-Advertisement-

Ndërsa përmes një komunikate për media nga prokuroria kanë njoftuar se tashmë janë arrestuar dy të dyshuarit, duke bërë të ditur vetëm inicialet e tyre.

“Në rastin e parë Prokurori i Shtetit ka ndaluar të dyshuarit F.SH, nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur në komunën e Klinës. Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për të Mitur, ndaj të pandehurit (F.SH) ka bërë sot kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatë Themelore të Pejës, për veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në rastin e dytë me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar i dyshuari M.Z., nën dyshimin se i njëjtit ka dhunuar një të mitur nga komuna e Istogut gjatë muajit të kaluar.

“Po ashtu, gjatë ditës se sotme, Prokurori i Shtetit për të pandehurin M.Z., do bëjë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës”, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve e mitura që dyshohet se u dhunua në Istog është 13 vjeçare, kurse e mitura tjetër në Klinë është 14 vjeçare.

Lidhur me këto çështje penale, Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me të gjitha institucionet relevante, ka theksuar se do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e gjitha rrethanave të këtyre veprave penale.

E mitura nga Istogu nuk e kishte raportuar rastin deri dje në polici për shkak të frikës dhe kërcënimeve që kishte marrë nga i dyshuari./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera