Përsëri alarm për bomba – çfarë po ndodh në Shkup?
Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 23 February 2023
Mëngjesin e sotëm përsëri në disa shkolla të Shkupit kanë mbërritur njoftime për vendosje të bombave, pas çka ka filluar evakuimi i nxënësve dhe mësimdhënësve, përcjell “Nezavisen.mk”, transmeton Portalb.mk.
Policia ndodhet në terren dhe së shpejti do të dalin ekipet e antiterrorit për të inspektuar objektet, pas së cilës pritet kumtesë nga MPB.
Dje kanë arritur 86 denoncime për bomba në shkolla, si dhe në një kopsht fëmijësh, por policia ka konstatuar se ishin raportime të rreme.
Nga 26 tetori i vitit të kaluar e në vazhdim shkollat kanë marrë kërcënime me bomba. Shkollat e mesme ishin të parat që u goditën, më pas filluan të merrnin email edhe shkollat fillore dhe më pas qendrat tregtare, ndërtesat e banimit dhe hotelet. Të gjitha raportimet u vërtetuan se ishin të rreme.
Nga 26 tetori i vitit 2022 në Shkup dhe disa qytete të RMV-së, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, por më pas edhe të institucioneve, qendrave tregtare, aeroporteve, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. MPB, vazhdon të deklarojë se po punon në zbardhjen e tyre, por deri më tani nuk dihet se prej ku vijnë këto kërcënime.
Ekspertët vlerësojnë se alarmet e deritanishme për bomba vijnë prej Rusisë, ndërkaq, qëllimi është që të ndjellin frikë te qytetarët në kontekst të luftës në Ukrainë dhe ankthit për një konflikt në veri të Kosovës.
Të tjera
-
“Sfidat me Vetëvendosjen në pushtet ishin të mëdha” – Krasniqi numëron disa nga dështimet kryesore të qeverisë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ia ka numëruar...
-
Vrạsja e 37 vjeçarit në Gjilan, ngritet aktakuzë ndaj dy të dyshuarve
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy t...
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
Pas njoftimit të Presidentit Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara ...
-
Faturoi kundërligjshëm qytetarët – Autoriteti Rregullator për shërbimet e ujit gjobit “KRU Prishtinën”
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit e ka gjobitur me 12 mijë euro, Ko...
-
11-shi i LDK-së Xhafer Gashi takon strukturat e partisë në Dardhishtë: Të bashkuar drejt fitores
Xhafer Gashi, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Rriten rastet me gripin sezonal, IKSHPK-ja u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje q...
-
Lendita Bekteshi në Barilevë: Mbështetje e madhe për ringritjen e LDK-së
Kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Tre të lënduar në aksidentin Drenas-Skenderaj
Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Drenas-S...
-
Lushtaku: PDK-ja, gjithmonë e bashkuar për të forcuar vizionin tonë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga radhët e Partisë Dem...
-
Bedri Hamza: Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet ma mirë
Bedri Hamza ka postuar një video mobilizuese, duke thënë se fushata e tij ësh...
-
Donald Trump do t’i bashkohet virtualisht Forumit Ekonomik në Davos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë të enjten me një audiencë ndë...
-
Jeta Rafuna fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit madhështor të LDK-së në kryeqytet
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj sonte një tubim në kryeqytet me filli...