Fun & Video

Përse shefat e kuzhinës mbajnë këtë lloj kapeleje të lartë? Njihuni me arsyen misterioze

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 31 August 2017

A e keni pyetur ndonëjherë veten se pse shefat e kuzhinës mbajnë kapele të lartë në kokë? Përveç shpjegimit të higjenës, ka një arsye të fortë historike mbajtja e kësaj kapele në formë cilindri.

Gjëja e parë që duhet të dimë është se kjo kapele quhet “blanche toque”, por edhe pse funksionet e saj janë të lidhura me higjenën, ajo ka atribute tjera interesante. Nëse fillojmë me një logjikë të thjeshtë, kjo kapele thish djersën e kuzhinierit, i çili është në kontakt të drejtpërdrejtë me sobën dhe gjithashtu parandalon flokët të bien në ushqim. Por, natyrisht këto objektiva arrihen edhe me dizajne të ndryshme. Pra, pse është i veçantë ky model?

Sipas disa studimeve në shekullin e nëntëmbëdhjetë kjo kapelë përdorej për të treguar aftësinë dhe kualifikimin e kuzhinierit. Sot një pjesë e këtij koncepti ruhet ende në restorantet luksoze dhe elegante, sepse aty vetëm një kuzhinier i “vërtetë” është i autorizuar për të përdorur “blanche toque”.

-Advertisement-

Por, dikur çdo palosje përkonte me gradat/aftësitë e kuzhinierit dhe kjo sot nuk zbatohet./Burimi “ABC”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera