Sport

Përplasje pas ndeshjes Tirana – Zrinjski, plagosen disa policë

Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 19 July 2022

Pos peshës së ndeshjes, ajo që po lë shenjë pas përballjes Tirana – Zrinjski janë edhe disa gjeste, paradoksalisht, aspak sportive.
Përfundimi i kësaj sfide u shoqërua me një hallakamë në dalje të stadiumit “Air Albania”, transmeton lajmi.net.

Kryeqytetasit humbën me rezultat 0-1 dhe, duke u krekosur për fitoren, tifozët boshnjakë gjetën kohë edhe për sherre.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, të njëjtët u përplasën rëndë me policinë vendase duke i sulmuar ata me mjete të forta si karrige dhe gjësende të tjera të forta.

-Advertisement-

Disa policë mbetën të plagosur, teksa shumë tifozë problematikë u shoqëruan për në stacion.

Policët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.

Më poshtë gjeni pamjet

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy