Sport

Përplasje pas ndeshjes në Drenas, Klodian Duro kapet me futbollistët dhe zyrtarët e Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 25 February 2021

Drenica ka arritur fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Pas humbjes nga Prishtina dhe barazimit me Besën, skuadra e Drenicës të enjten ka mposhtur në udhëtim Feronikelin.

Dueli i luajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ka përfunduar me shifrat 3:1 në të mirë të mysafirëve dhe i ka takuar xhiros së 21-të të Superligës.

-Advertisement-

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar qetë, pasi me të përfunduar ndeshja ka ndodhur një ekces, teksa kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro është përfshirë në një incident me disa nga futbollistët e Drenicës dhe zyrtarët e këtij klubi.

Duro ka tentuar t’i ndalojë futbollistët dhe stafin e ‘kuqezinjve’ për t’u fotografuar pas ndeshjes, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i “Shqiponjave”.

Futbollistët dhe stafi i Drenicës po bëheshin gati për të pozuar si fitues të derbit, ndërkohë kjo nuk i ka pëlqyer aspak Klodian Duros, i cili tenton t’i largojë ata për tu krijuar më pas një incident i cili zgjati disa minuta.

Gazeta “Sheshi” ka siguruar imazhe ekskluzive nga kjo përplasje:

Gazeta “Sheshi” ka siguruar gjithashtu edhe video ekskluzive nga kjo përplasje, e cila u evitua të përshkallëzohej me ndërhyrjen e zyrtarëve të dy skuadrave.

Më i zëshmi te Drenica ishte kapiteni Azem Bejta, i cili kërkoi nga futbollistët të vazhdonin me fotografitë.

E gjithë kjo situatë ndodhi në sytë e gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjes.

Është për t’u çuditur fakti, pasi që ndeshja gjithçka ka filluar në mënyrë vëllazërore, teksa dy trajnerët janë përqafuar para fillimit të takimit.

Me këtë fitore, Drenica është ngritur në kuotën e 23 pikëve, një më pak se Nikli që regjistroi humbjen e dytë rresht në pranverë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera