Sport

Përplasje ndërmjet anëtarit të kryesisë së Feronikelit dhe trajnerit Duro, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes me Arbërinë

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 27 April 2021

Një ngjarje tejet e pazakontë dhe e paprecedent ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Arbërisë, me ç’rast skuadra nga Lipjani mori një fitore në Drenas me rezultat minimal 0-1, raporton Gazeta “Sheshi”.

Anëtari i kryesisë së klubit, Adem Bucolli e ka ndërprerë intervistën e trajnerit Klodian Duro, teksa ka kërkuar largimin e tij të menjëhershëm.

“Duhet te largohesh menjëherë, për çfarë rezultatesh e ke fjalën”, u shpreh fillimisht Bucolli duke e ndalur Duron të flas.

-Advertisement-

Më pas shefi i sigurisë̈ në Klubin Futbollistik “Feronikeli” ka folur për situatën e krijuar te tre herë ish-kampionët e vendit.

“Kjo situatë është alarmante dhe e gjithë falë trajnerit Klodian Duro, i cili me veprimet e tij e ka sjellë klubin në këtë gjendje. Ai duhet larguar menjëherë. Që sot e tutje, ose ai ose unë në klub”, ka përfunduar Bucolli.

Ndryshe te Feronikeli gjendja është alarmante prej kohësh, teksa atmosfera nuk është nga më të mirat e mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera