Lajme

Përplasje mes Hotit dhe Bogujevcit

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 12 October 2020

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci,  i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, duke i thënë se nuk mundet ta trajtojë çështjen e personave të pagjetur në të njëjtën temë me njohjen reciproke dhe se çështja e të pagjeturve duhet kushtëzuar, shkruan Gazeta inFokus.

“Nuk mundesh me thanë njohje receprike e me trajtu çështjen e të pagjeturve në të njëjtën temë, nuk funksionon qashtu. Ti duhet me i kërku Serbisë me të jep informata se ku gjenden trupat e të zhdukurve. Bonu gati zotni se ki punë në këtë drejtim, nuk mjafton veç me shku me bo muhabet e me thanë se po flasim për personat e pagjetur edhe duhesh me kushtëzu çështjen e të pagjeturve”, tha Bogujevci.

Por, kryeministri Hoti tha se Bogujevci nuk duhet ta përdorë këtë çështje të ndjeshme për ta sharë atë dhe se ai punon vazhdimisht për këtë çështje.

-Advertisement-

“Unë po mundohem me ju kuptu, por besomni që nuk keni të drejtë, tash edhe nuk po doni me dëgju realisht. Sa orë kaloj unë me komisionin qeveritar për personat e pagjetur, çfarë ndjenje kom pas unë kur kam hyrë në Institucionin e Mjekësisë Ligjore tu i pa mbetjet mortore, nuk dalë para mediave t’u them këto, nuk m’ke dëgju t’u i thonë, se nuk flasë asnjëherë. Punoj natë e ditë derisa ta mbylli këtë çështje. Është shumë e ndjeshme, prandaj ju kisha lut mos e përdorni për mem sha mu për këtë punë”, tha Hoti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera