Lajme

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, thotë se Abdixhiku do të duhej të dorëhiqej

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 22 Tetor 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se synon të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndërsa ka deklaruar se do të ishte mirë që kryetari aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, të jepte dorëheqje.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së në zgjedhjet partiake që pritet të mbahen vitin e ardhshëm, Rama u përgjigj:

“Po e keni dëgjuar që kam thënë që po”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Ndërkaq, kur u pyet nëse Lumir Abdixhiku duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i LDK-së, Rama u shpreh:

“Mendoj që kishte qenë mirë”, tha ai.

Me këto deklarata, Rama ka bërë të qartë ambicien e tij për të marrë drejtimin e LDK-së, duke shprehur njëkohësisht qëndrimin se dorëheqja e Abdixhikut do të ishte e mirëseardhur.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy