Lajme

Përparim Rama këtë vit ndan mijëra euro më shumë për dekorim të qytetit

Autori: Ermirë Berisha 12:00 | 30 November 2022

Si çdo herë, dhjetori është muaji që pritet me më së shumti gëzim nga të gjithë njerëzit, arsyeja që qytetet marrin një pamje krejtësisht tjetër shkau i festave të fundvitit.

Tashmë edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka filluar përgatitjet duke bërë një dekorim krejtësisht më ndryshe se vitin e kaluar, vetëm që qytetarët të shënojnë një përfundim sa më të mirë të motmotit.

Komuna e Prishtinës ekskluzivisht për Gazetën inFokus, ka bërë të ditur se këtë vit është ndarë një shumë më e madhe për dekorimin e kryeqytetit.

-Advertisement-

“Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet 70000 euro për dekorim të kryeqytetit për këtë vit​. Drejtoria e Kulturës është në proces të përgatitjes së dizajnimit për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit” ka thënë Drejtoresha e Kulturës, Arta Balaj.

Ndryshe, krahasuar me vitin e kaluar janë ndarë 50 mijë euro për dekorim të kryeqytetit, që këtë vit bie 20 mijë euro më shumë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera