Përparim Rama blen 1370 kontenjerë për afro 400 mijë euro që rrezikojnë ‘keqësimin’ e cilësisë së ajrit
Autori: Samire Jaha 15:17 | 11 April 2024
Edhe pse ende nuk po dihet nëse Prishtinës do ti shtohen edhe 1370 apo 1400 kontejnerë, nuk është edhe e qartë nëse kjo do të rregullojë apo jo problemin me mbeturinat në Prishtinë.
Derisa nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, vazhdimisht duke u mburrur për këtë projekt ka theksuar se janë blerë 1400 kontenjerë, nga komuna e Prishtinës, Gazetës Infokus i dërguan një shifër tjetër.
Sipas përgjigjes së tyre, i pari i Prishtinës, Përparim Rama me afro 400 mijë euro ka blerë 1370 kontenjerë dhe jo 1400 ashtu siç u deklarua vazhdimisht në publik.
“Numri i kontejnerëve që do të furnizohemi është 1350 kontejner të plastikës dhe 20 kontejner të metalit; Kontejnerët do të jenë të pajisur me çipa RFID (sistemi smart)”, përgjigjja nga komuna për Infokus.
Pra me qëllimin për të larguar problemin e madh me mbeturinat për qytetarët e kryeqytetit, Komuna e Prishtinës, sipas kontratës, ka shpenzuar konkretisht, 348 mijë e 743 euro.
Që i bie se një kontenjer, buxhetit të Prishtinasve i ka kushtuar hiq më pak se 254 euro, shkruan Gazeta Infokus.
E çfarë e bën skandaloze këtë investim që gjoja po bëhet për të rregulluar një problem që e dërgon kryqytetin më afër premtimit të Përparim Ramës, për një “Prishtinë të Gjelbër”, është arsyeja se pse këta kontenjerë që po blehen konkretisht 20 prej tyre do të jenë të metalit.
Në përgjigjen e Komunës për Infokusin thuhet se kontenjerët e metalit do të vendosen në ato hapësira ku qytetarët apo siç e theksojnë vetë ata “bizneset e pandërgjegjshme” djegin apo u vënë flakën mbeturinave.
Një problem ky që ndër vite ka ndikuar dhe ndikon në ndotjen e ambientit dhe të ajrit, përderisa komuna vetë po sigurohet që në një farë forme bizneseve t’ua krijojë kushtet për këtë.
“Kontejnerët nga metali do të vendosen sipas nevojave specifike, aty ku kemi ndezje të mbeturinave nga bizneset e pandërgjegjshme. Ndërsa, kontejnerët e plastikës do të vendosen sipas nevojave dhe ku rekomandohet nga zyrtarët e DSHP-së dhe Pastrimit”, janë përgjigjur nga komuna e Prishtinës për Infokus.
Sipas zëdhënëses, Arlinda Kastrati, me këtë investim Prishtina pritet të rregullojë dukshëm problemin me mbeturinat, pavarësisht që deri më tash ende nuk janë marrë të gjithë kontenjerët për të cilët ka paguar komuna e Prishtinës.
“Me furnizimin e këtyre kontejnerëve Kryeqyteti do të zgjidhë dukshëm problemin për menaxhimin e mbeturinave, duke marrë parasysh se tani kemi në dispozicion dhe shërbim rreth 600 kontejnerë. Vlenë të theksohet se ka filluar furnizimi me kontejnerë dhe këto ditë kemi pranuar 15 kontejnerë nga metali. Ndërsa, furnizimet e tjera do të bëhen gjatë javës së ardhshme deri në fund të muajit Prill”, janë përgjigjur tutje nga komuna për Infokus.
Kujtojmë që një ndër premtimet më të fuqishme të Përparim Ramës, ka qenë edhe zhdukja e problemit me mbeturinat, mirëpo si duket këtë po e bën duke e shtuar një problem tjetër që dukshëm ndikon në ndotjen e ajrit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...