Lajme

Përleshje mes Policisë e veteranëve të luftës në Sarajevë

Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 05 September 2018

Policia në Bosnje u përlesh me qindra veteranë të luftës, që protestuan në shenjë pakënaqësie me ligjet që i rregullojnë të drejtat e tyre që burojnë nga konflikti i viteve 1992-95.

Policia me mburoja dhe helmeta përdori sprej djegës kundër protestuesve, disa prej të cilëve mbanin flamuj ose shkopinj.

Mediat lokale thanë se disa vetë u plagosën në incidentin në Sarajevë, përpara se situata të qetësohej.

-Advertisement-

Veteranët e luftës ankohen se paratë e ndara për ta përfundojnë në xhepat e atyre që nuk kanë luftuar kurrë.

Ata kërkojnë ligje më të rrepta dhe një regjistër të vetëm të luftëtarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera