Sport

Perla e Zhegrovës, prish debutimin e Tramezzanit te Sion!(Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 October 2021

Një kosovar i heq pikën e parë nga duart në debutimin e tij të tretë në stolin e Sion ish-ndihmësit të Giani De Biasit në stolin e kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzanit. Një perlë e Edon Zhegrovës në minutën e 90-të i dha tre pikët Baselit në transfertën ndaj Sion ndeshje të cilët skuadra nga St Jakob Park e fitoi me shifrat minimale 0-1 duke marrë tre pikë të rëndësishme në garën për titull.

Zhegrova i hedhur në fushë në minutën e 65-të në vend të Valentin Stocker bëri gjithçka perfekte në minutën e fundit të kohës së rregullt me Baselin që në 88-ën kishte mbetur edhe me një lojtar më pak në fushë pas daljes me të kuqe të Comert, teksa e majta e tij nga një pozicion i prirët nga jashtë zone përfundoi në cepin më të largët të portës duke i dhënë tre pikët Baselit, me skuadrën e trajnerit Rahmen që falë magjisë së futbollistit kosovar parakaloi Zurich duke ruajtur vendin e parë të renditjes edhe pas javës së 10-të tashmë me 22 pikë.

Për Edon Zhegrovën ky ishte goli i dytë në 5 ndeshje në kampionat gjatë këtij sezoni në të cilin numëron edhe 3 asiste. Edon Zhegrova i cili spikati si futbollist te Gent në Belgjikë është duke luajtur sezonin e tij të 3-të me Baselin ndërkohë që në verën e 2020-ës, helvetët paguan 3 milionë euro për të blerë kartonin e tij nga belgët. Titullar gjatë gjithë takimit mesfushori shqiptar Taulant Xhaka i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera