Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit Biden, i përhapet edhe më tej kanceri i prostatës
Autori: Gazeta inFokus
20:56 | 08 August 2026
Kanceri i prostatës së ish-presidentit amerikan Joe Biden është përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe po i shkakton dhimbje, ndërsa ai vazhdon të flasë publikisht për çështje të ndryshme, ka thënë djali i tij, Hunter Biden, në një intervistë.
Në një intervistë të gjerë për BBC-në të premten mbrëma, Hunter Biden u përlot teksa fliste për gjendjen e babait të tij, duke e përshkruar situatën si shumë të dhimbshme për t’u parë.
“Kanceri është përhapur, ka metastazuar në kockat e tij dhe më tej”, tha ai. “Është shumë i dhimbshëm dhe, në shumë aspekte, shumë dobësues”, raporton CNN.
Joe Biden, 83 vjeç, ishte personi më i moshuar që ka shërbyer si president i SHBA-së dhe mosha e tij ishte burim shqetësimi gjatë pjesës më të madhe të katër viteve të tij në detyrë. Ai dhe këshilltarët e tij në Shtëpinë e Bardhë janë përballur me kritika të ashpra ër pretendimet se kishin fshehur përmasat e problemeve të tij shëndetësore, veçanërisht pasi ai u detyrua të hiqte dorë nga gara për rizgjedhje pas një debati katastrofik me pasardhësin e tij, Donald Trump.
Ish-presidenti e bëri publik diagnozën e kancerit në maj të vitit 2025, më pak se katër muaj pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Hunter Biden tha se diagnoza kishte qenë e vështirë për familjen.
“Është vërtet e trishtueshme ta shohësh”, tha Biden. “E vetmja gjë që do të thosha për babanë tim, për gjendjen e tij shëndetësore tani, është se do të doja të ankohej më shumë, sepse gjendja nuk është e mirë.”
Por Biden tha se babai i tij vazhdon të jetë aktiv dhe të flasë publikisht për çështjet që janë të rëndësishme për të.
“Ai ende po bën atë që di të bëjë”, tha ai. “Ai beson shumë në këtë vend.”
Ish-presidenti do të publikojë një libër me kujtime, “Promise Me, America”, pas zgjedhjeve të mesmandatit.

T� tjera
-
“Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”, protestë në Prishtinë
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 35 organizata anëtare...
-
Hamza për Jakup Krasniqin: Proces i padrejtë, në këtë moshë ai do të duhej të ishte pranë familjes
Ish-kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Çitaku: Me Kurtin s’kemi dallime në përmbajtjen e Ligjit, por vetëm në procedurë
U.D. kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe ish-kreu i saj, Bedri Hamza, kanë z...
-
Ligji për Specialen, Abdixhiku s’flet për media
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nuk është p...
-
Besnik Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot, besoj se votat janë siguruar
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Specia...
-
Çitaku e Hamza në takim me Kurtin para votimit të Ligjit për Specialen
U.D. kryetarja e PDK-së, dhe ish-kreu i saj, aktualisht janë duke e zhvilluar...
-
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
Ndonjëherë dita thjesht nuk është mjaftueshëm e gjatë. Në mëngjes nxitim për ...
-
Ahmeti shpërthen ndaj Kurtit: Më lëndoi mua dhe ushtarët e UÇK-së, doli në krah të Mickoskit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar as...
-
Jakup Krasniqi në ditën e dytë të vizitës në shtëpi – momenti kur zbret nga automjeti nën masa të rrepta policore
Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, J...
-
Vras*ja në Suharekë: Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit, gjen 47 fishekë dhe një shumë të parave
Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë. Rrahman Hoti ka privuar nga j...
-
Rama: Kryeqytetin e keni për punë, Qeverinë e keni me ju bo llaf
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një fotografi ng...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Viti, po jetonte i vetëm në shtëpi
Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Viti, ku po jetonte i...




































