Rozë

Përgjigja epike e Albanës kur e pyesin a do t’i ngrinte vezët si Bleona

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 27 March 2018
Javën e kaluar u transmetua premiera e emisionit më të ri në “Televizionin Klan”, “Në kurthin e Piter Pan”.

Ky emision u pëlqye nga një pjesë e madhe e publikut duke qenë se në qendër të tij ka fëmijët, të cilët bëjnë pyetje të zgjuara për personazhe të famshëm. Këtë të hënë në emision ishte e ftuar moderatorja simpatike, Albana Osmani, shkruan RevistaWho.com

Njëra prej pyetjeve të fëmijëve e habiti shumë Albanën, sepse ata kërkonin të dinin nëse edhe ajo do të ngrinte vezët siç bëri këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti. “Do të preferoja të ngrija burrat më mirë.

Është ide më e mirë”, – tha Albana duke qeshur. Më tej ajo shtoi: “Ajo çfarë ka bërë Bleona është një lloj sensibilizimi për të gjitha vajzat, është diçka shumë e mirë për të ardhmen e tyre. Unë jam pak më e vogël se Bleona, por vezët i kam ruajtur mirë në frigoriferin tim.”

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera