Sport

Përfundon takimi ndërmjet Wolvesit dhe Tottenhamit

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 27 December 2020

Wolvesi dhe Tottenhami i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras 1-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Molineux Stadium’, skuadra e Jose Mourinhos kaloi e para në epërsi.

Ishte mesfushori francez, Tanguy Ndombele, ai i cili realizoi qysh në minutën e parë të ndeshjes për rezultatin 0-1 për ‘Spurs’.

-Advertisement-

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 1-0 për mysafirët, ndërsa në 45 minutat e dytë vendasit arritën ta gjenin golin e barazimit.

Kur po zhvillohej minuta e 86’, Romain Saiss, barazoi shifrat 1-1, më të cilin rezultat përfundoi edhe ballafaqimi.

Pas këtij barazimi Tottenhami renditet i 5-ti me 26 pikë, kurse Wolvesi mbetet i 11-ti me 21 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera