Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 13 June 2023

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it janë larguar nga ambientet e Qeverisë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti. T7 raporton nga vendi i ngjarjes se ambasadorët nuk janë prononcuar për media.

Takimi ndodhi një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Kryeministri Kurti pritet të dalë sot në orën 11:00 në konferencë për media. Me ç’rast mund të bëhen të ditura detaje për takimin e sotëm i cili raportohet se u zhvillua për situatën e krijuar në Veri.

Nuk dihet nëse gjatë ditës së sotme do të arrihet ndonjë marrëveshje për situatën në Veri mbi bazën e kërkesave të SHBA’së dhe BE’së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera