Lajme

Përfundon pritja për pavarësinë e Kosovës në Beograd, flet deputeti Kamberi

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 22 February 2023

Në rezidencën e drejtuesit të Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, sot është organizuar një pritje për ta shënuar 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Express ka kontaktuar me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Ai ka thënë se ndeja tashmë ka përfunduar pa ndonjë problem apo përpjekje për ta penguar.

-Advertisement-

“Përfundoi tash. Nuk pati kurrfarë problemi”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera